KreuBusull

Apple gjobitet me 1,8 miliardë euro nga BE!

Apple gjobitet me 1,8 miliardë euro nga BE!

Apple të hënën u gjobit me 1.8 miliardë euro nga Bashkimit Evropian për shkelje të konkurrencës midis rivalëve të transmetimit të muzikës. Një dënim i rëndë ndaj gjigantit të teknologjisë në një betejë të gjatë për shkak të rolit të fuqishëm që luan në App Store. 

Dënimi i shpallur nga BE, është kulmi i një hetimi pesëvjeçar të vënë në lëvizje nga një prej rivalëve të tij më të mëdhenj, Spotify. Rregullatorët thanë se Apple përdori ilegalisht dominimin e saj në App Store për të larguar rivalët.

“Për një dekadë, Apple abuzoi me pozitën e saj dominuese në treg për shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të muzikës përmes App Store”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr politikën e konkurrencës.

"Që tani e tutje”, tha ajo në një konferencë shtypi, "Apple do të duhet të lejojë zhvilluesit e transmetimit të muzikës të komunikojnë lirshëm me përdoruesit e tyre”. Madhësia e gjobës, shtoi ajo, “pasqyron fuqinë financiare të Apple dhe dëmin që sjellja e Apple u shkaktoi miliona përdoruesve evropianë”.

Apple gjobitet me 1,8 miliardë euro nga BE!

Rregullatorët në Holandë dhe Korenë e Jugut kanë miratuar ligje ose urdhra për të detyruar Apple të lejojë shërbimet alternative të pagesave, por Apple ka shpërfillur kryesisht sfidat e rregullatorëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF