Arbori bën sot 9 vjeç, dhe mami Bora s’mund të ishte më e lumtur se kaq. Në këtë ditë të shënuar, moderatorja ka përzgjedhur disa prej fotove që ka realizuar në momente të ndryshme me të birin dhe krah tyre ka bërë një urim zemre.
“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im! Jeta ime ka ndryshuar pikërisht në këtë datë 12.12 kur njoha dashurinë më të madhe në univers. Mund të bëj 1000 gjëra të tjera të bukura, por të qenit mami yt është e preferuara ime, përgjithmonë! ❤️ Të dua pafund gëzimi i shpirtit tim!”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
View this post on Instagram
Për moderatoren Bora Zemani dhe Donald Veshaj sot është një ditë shumë e rëndësishme pasi promovojnë filmin e tyre të parë “5 herë jo”, ku ata janë dy protagonistët kryesorë, madje filmi ka lidhje edhe me historinë e tyre të dashurisë.
E teksa premiera është sonte në mbrëmje, duket se data 12 nuk është zgjedhur rastësisht nga çifti.