Një vendim i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit për zgjidhjen e martesës së tyre prej gati tre vitesh u bë zyrtar të martën, gjashtë muaj pasi ylli i popit 30-vjeçar paraqiti kërkesë për t'u divorcuar nga Dalton Gomez.
Të dy u ndanë më shumë se një vit më parë, sipas dokumenteve të gjykatës. Ata kishin një marrëveshje paramartesore, nuk kishin fëmijë dhe nuk kishin mosmarrëveshje të rëndësishme ligjore në ndarje.
Për kushtet e zgjidhes së martesës së tyre ata ranë dakord në tetor, dhe atyre iu desh të prisnin vetëm gjashtë muajt përpara se urdhri i një gjyqtari të mund të hynte në fuqi.
-
Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?
21 Mars, 09:44
Sipas marrëveshjes, Grande do të paguajë një një pagesë prej 1,250,000 dollarë për Gomez, do t'i japë atij gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxhelos dhe do të paguajë deri në 25 000 dollarë për tarifat e avokatëve të tij.