Këtë muajin e fundit, spekulimet mbi “fatin” e Kate Middleton, pas operacionit misterioz të cilit iu nënshtrua, mbërritën pikun. U arrit deri aty sa ndjekësit të spekulonin në internet se princesha “vdiq” dhe se u zëvendësua nga një sozi. Kate së fundi u fotografua e buzëqeshur dhe sa më shumë... “e gjallë” në një panair, përkrah Princit William.
Megjithatë, as këto pamje të saj nuk i qetësuan fansat, përkundrazi! Ata nuk e njohin Kate Middleton në fotot e publikuara nga faqja e internetit TMZ, të cilën e akuzojnë për lajme të rreme dhe mashtrim.
https://www.instagram.com/p/C4q1KLyBI7-/?utm_source=ig_web_copy_link
Fotot e realizuara nga distanca tregojnë një Kate në formë të shkëlqyer...edhe pse ndoshta pak si shumë më të dobët se zakonisht. E veshur rastësisht me geta të errëta dhe një xhaketë, Princesha buzëqesh dhe duket në humor shumë të mirë. Reagimi i fansave kur panë pamjet?
"Kjo nuk është Kate... Ku është Kate?"
"Nëse kjo është Kate, unë jam Beyonce!"
“TMZ, kjo nuk është Kate! Ajo është një grua më e re dhe nuk është edhe aq e gjatë”.
"Unë nuk jam tipi që besoj në komplote, por AJO ATY nuk është Kate!"
"Kam frikë se e kanë vrarë!"
"Është lajm i rremë me një sozi!"
“Njëqind për qind nuk është ajo. Sa i shqetësuar jam!”, kanë komentuar fansat në faqen e TMZ në Instagram.