KreuCelebrity

Bashkëshortja e Kanye West shtatzënë: pse e fsheh barkun në fotot e fundit?

Bashkëshortja e Kanye West shtatzënë: pse e fsheh barkun në

Kanye West, 46 vjeç, ka ndarë një fotografi me gruan e tij, Bianca Censori, 28 vjeçe, duke nxitur spekulimet për shtatzëni të mundshme. Në foton e publikuar, Bianca u pa e veshur me një maskë të zezë dhe çizme të zeza deri te gjuri. Ajo i mbante krahët në një mënyrë të tillë si një përpjekje për të fshehur stomakun e saj.

Bashkëshortja e Kanye West shtatzënë: pse e fsheh barkun në

Postimi i reperit nxiti aludimet se së shpejti ata do të kenë një anëtar të ri në familjen e tyre. Në fillim të kësaj jave, Bianca u pa në qendër të Los Angelosit, ku ka nxitur më tej dyshimet e fansave. Ajo kishte veshur një xhaketë Balenciaga të lirshme dhe poshtë saj një veshje leopardi, e cila bënte të mundur mbulimin e barkut.

Bashkëshortja e Kanye West shtatzënë: pse e fsheh barkun në

Gjatë një eventi në Las Vegas, Kanye la të kuptuar dëshirën e tij për një tjetër fëmijë me Biancën, duke e shprehur atë si "qëllimin përfundimtar". Fansat, të cilët i kushtuan vëmendje tekstit të reperit, treguan një këngë të fundit ku ai përmendi natyrën e tij impulsive dhe dëshirën për të zgjeruar familjen e tij.

Çifti u martua në një ceremoni private në Beverly Hills në dhjetor 2022. E ndërsa aludimet në media e rrjete sociale vazhdojnë, fansat duket se presin me padurim konfirmimin nëse dyshja është vërtet në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF