Bebe Rexha ka arritur së fundmi një rekord prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. Lajmi e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
“Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”, thuhej në njoftim.
Ky sukses i fundit në Spotify e vendos Beben në një kategori të veçantë artistesh femra, duke i dhënë një vend të merituar mes 23 femrave më të dëgjuara në këtë platformë.
Kujtojmë që disa nga disa nga këngët e saj më të dëgjuara janë, “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be” dhe “I’m A Mess”. Kënga “Meant To Be” ka arritur të pozicionohet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar.