Leonardo DiCaprio nuk është fejuar me të dashurën Vittoria Ceretti. Dyshimet nisën pasi Vittoria Ceretti u pa me një unazë në dorën e majtë, e cila ngjasonte me ato të fejesës.
Çifti u fotografua teksa po drekonte në Los Angeles. Por burime të brendshme me çiftin kanë mohuar lajmet që kanë qarkulluar së fundmi. Gjithashtu në fotot e Vittoria Ceretti mund të shohim se atë unazë ajo e ka prej kohësh.
Dyshja janë në lidhje që nga vera e kaluar, kur u panë në Ibiza, Spanjë. Një burim i tha ekskluzivisht "Page Six" në shkurt se gjërat ishin ftohur mes çiftit pasi DiCaprio u pa duke festuar me miqtë Tom Brady dhe Tobey Maguire gjatë Super Weekend në Las Vegas, Nev.
Një burim në atë kohë këmbënguli se ata ishin bashkë. Ceretti ishte kohët e fundit në Paris për Javën e Modës ndërkohë DiCaprio ka qenë duke filmuar filmin e tij të ri në Sacramento, Kaliforni.
Kujtojmë që DiCaprio nuk është martuar kurrë, ndërkohë që Ceretti ishte martuar me DJ italian Matteo Milleri nga viti 2020 deri në qershor 2023.