Aktori Bes Kallaku është pjesë e “Ferma VIP” dhe së fundmi prej aty ka konfirmuar ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, duke treguar se fëmijët e tij jetojnë me ish-bashkëshorten.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur.
Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”, u shpreh aktori.
Besi rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”, “Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot, faleminderit!”.