KreuCelebrity

Britney Spears zbulon flirtin që ka patur me Ben Affleck!

Britney Spears zbulon flirtin që ka patur me Ben Affleck!

Britney Spears ka ndarë së fundmi në rrjetin social Instagram, një foto bardhë e zi të saj duke pozuar përkrah kompozitorit të “Gone Girl” Diane Warren në 1999. “Foto e bukur e imja me Ben Affleck dhe Diane Ëarren vite më parë !!!”, ka shkruar ajo. “Ai është një aktor kaq i mrekullueshëm. A ju kam treguar se u takova me Benin atë natë… Sinqerisht e kisha harruar… dreqin që është çmenduri!!!”.

Britney Spears zbulon flirtin që ka patur me Ben Affleck!

Flirti i Spears me Affleck, mund të ketë ndodhur përpara se Princesha e Popit të fillonte të takohej me Justin Timberlake po atë vit.  Thashethemet për romancën me këtë të fundit nisën në pranverën e vitit 1999, pavarësisht se Britney në atë kohë pohonte se “nuk kishte aspak ndjenja” për Timberlake dhe ishte e fokusuar vetëm në karrierën e saj. Megjithatë, disa media më vonë konfirmuan lidhjen e tyre.

Britney Spears zbulon flirtin që ka patur me Ben Affleck!

Të dy u ndanë në vitin 2003 pas akuzave për pabesi nga të dyja palët dhe një aborti, të cilat Spears e zbuloi në kujtimet e saj të vitit 2023, “Woman in Me”. Kujtime të cilat kanë ngjallur tensione së fundmi mes tyre dhe thuhet se Justin Timberlake po mendon një intervistë me Oprah Winfrey.

Një burim zbuloi se Timberlake, 43 vjeç, është i pakënaqur me situatën aktuale dhe fillimisht kishte shpresuar se muzika e tij e re do të ndikonte pozitivisht. Megjithatë, pasi u përball me reagime të kundërta gjatë një koncerti, ai po shqyrton një bisedë më gjithëpërfshirëse.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF