KreuCelebrity

Bruce Willis feston ditëlindjen e tij të 69-të: vajzat mesazhe të ndjera për të!

Bruce Willis feston ditëlindjen e tij të 69-të: vajzat mesazhe

Sot është ditëlindja e 69-të e Bruce Willis dhe të gjithë ata që kanë shijuar filmat e tij kanë dërguar mesazhe, duke e uruar atë për këtë rast. Bruce është duke vuajtur nga demenca fronto temporale.

Familjarët po e vuajnë diçka të tillë ndërsa babai i tyre i dashur, bashkëshorti po përballet me këtë sëmundje aspak të lehtë. Por në ditëlindjen e tij të 69-të, askush nga familja e tij nuk donte të jepte një mesazh pesimist.

Të gjitha vajzat e tij kanë shkruar mesazhe në Instagram, duke uruar babanë e tyre, të cilin e kanë shoqëruar në çdo hap të këtij rrugëtimi. Vajza e madhe Rumer Willis shkroi mesazhin e mëposhtëm krahas shumë fotove nga e kaluara, "Ti je babai më me humor, më i butë, simpatik, i talentuar dhe magjik i kësaj bote”.

Bruce Willis feston ditëlindjen e tij të 69-të: vajzat mesazhe

Scout Willis gjithashtu shkroi një mesazh të bukur për të, "Babai im është një nga miqtë e mi më të mirë, ndoshta tani më shumë se kurrë sinqerisht. Një burrë i butë dhe plot humor". 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF