Celine Dion emocionoi pafund me daljen e saj në ndarjen e çmimeve “Grammy” për të prezantuar “Albumin e vitit”, mes betejës së saj me sindromën e personit të ngurtë (SPS)
55-vjeçarja u ndihmua në skenë për të dhënë çmimin, 27 vjet pasi Diana Ross dhe Sting i dhanë asaj po të njëjtin çmim. “Faleminderit të gjithëve, ju dua. Kur them se jam e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës", tha Dion.
“Ata që janë bekuar mjaftueshëm për të qenë këtu në çmimet ‘Grammy’, nuk duhet ta marrin kurrë si të mirëqenë, dashurinë dhe gëzimin e jashtëzakonshëm që muzika sjell në jetën tonë dhe te njerëzit në mbarë botën”.
-
Ndryshime në Kodin Penal! Në burg kush tradhton: deri në 3 vjet!
5 Shkurt, 09:24
Dion ka shitur më shumë se 250 milionë albume gjatë karrierës së saj 40-vjeçare, duke fituar pesë çmime Grammy. Ndër hitet e saj më të njohura janë “My Heart Will Go On”, nga filmi Titanic, “Think Twice”, “Why You Loved Me”, “It's All Coming To Me Now”, “The Power Of Love”, dhe “That's The Way It Is”.
Dion zbuloi diagnozën e saj në dhjetor 2022 dhe anuloi turneun e saj botëror. Simptomat kryesore të SPS janë ngurtësimi dhe spazma e muskujve. Periudhat e spazmës së muskujve mund të shkaktohen nga stimuj mjedisorë si zhurmat e larta dhe mund të qetësohen pasi stimuli të ketë ikur.
Për SPS nuk ka një kurë, por ka mënyra për të trajtuar sëmundjen, duke përfshirë përdorimin e qetësuesve dhe relaksuesve të muskujve.