KreuCelebrity

Celine Dion vjen me një dokumentar; rrëfen betejën me sindromën e personit të ngurtë!

Celine Dion vjen me një dokumentar; rrëfen betejën me

Celine Dion ka folur për jetën, karrierën dhe betejën e saj shëndetësore me sindromën e personit të ngurtë në një dokumentar, i cili do të publikohet së shpejti.

“Këto dy vitet e fundit kanë qenë një sfidë për mua, udhëtimi nga zbulimi i gjendjes sime te të mësuarit se si të jetoj dhe ta menaxhoj atë. Ndërsa rruga për rifillimin e karrierës sime në skenë vazhdon, e kam kuptuar se sa shumë më ka munguar, të kem mundësi të shoh fansat e mi. Gjatë kësaj mungese, vendosa të dokumentoja këtë pjesë të jetës sime, të përpiqesha të ndërgjegjësoja këtë gjendje pak të njohur, të ndihmoja të tjerët që ndajnë këtë diagnozë”, shkroi këngëtarja së fundmi në rrjetin e saj social Instagram.

"I Am: Celine Dion" titullohet dokumentari, i cili do të përshkruajë "një eksplorim intim që i çon shikuesit në një udhëtim brenda së kaluarës dhe të tashmes së 55-vjeçares, ndërsa ajo zbulon betejën e saj me Sindromën e Personit të ngurtë dhe përpjekjet që ajo ka bërë për të vazhduar të performojë për fansat e saj të dashur dhe besnikë”, sipas përmbledhjes zyrtare të filmit.

Celine Dion vjen me një dokumentar; rrëfen betejën me

Filmi do të ndajë "më shumë se një vit xhirime ndërsa këngëtarja legjendare lundron në rrugëtimin e saj drejt të jetuarit të një jete të hapur dhe autentike mes sëmundjes". Dion ndau për herë të parë lajmin e diagnozës së saj në dhjetor të vitit 2022. Lajmi për këtë dokumentar vjen një muaj pasi motra e Dionit, Claudette Dion, zbuloi detaje për gjendjen e këngëtares,

"Ajo nuk ka kontroll mbi muskujt e saj”, tha Claudette në dhjetor. “Ajo që më thyen zemrën është se ajo ka qenë gjithmonë e disiplinuar. Ajo ka punuar gjithmonë shumë. Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ëndrrat e saj, qëllimi është rikthimi në skenë. Në çfarë cilësie? Unë nuk e di".

Dokumentari nuk ka ende një datë të publikimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF