KreuCelebrity

Cindy Marina në “Mediaset”: Më uroni fat!

Cindy Marina në “Mediaset”: Më uroni fat!

Bukuroshja shqiptare Cindy Marina mesa duket është gati për suksesin e radhës. Dhe nuk bëhet fjalë për në Shqipëri, por për një program televiziv në Itali.

Cindy Marina ka ndarë disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ka zbuluar se është e ftuar në një kastin ekskluziv për një spektakël të ri në “Mediaset”.

“Jam e përulur dhe mirënjohëse që jam ftuar në një kastin ekskluziv në Media Set Infinity për një spektakël të ri, emocionues. Shumë faleminderit. Më uroni fat”, ka shkruar Cindy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa)

Kujtojmë që pak javë më parë bukuroshja Cindy Marina ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj Genar Topalli. Lajmin e bukur e ndau vetë modelja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ndau një video nga momenti kur Genari, djali i Jozefina Topallit, i ka bërë propozimin tejet emocionues. Ai ka zgjedhur Portofinon mbresëlënëse për këtë moment kaq të rëndësishëm për dashurinë e tyre. “Ne deri në pafundësi”, shkroi ajo krahas videos asokohe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF