KreuCelebrity

Cindy Marina ka dy fjalë për vjehrrën dhe kunatën!

Cindy Marina ka dy fjalë për vjehrrën dhe kunatën!

Modelja e njohur dhe prezantuesja televizive shqiptaro-amerikane, Cindy Marina, ka qenë e ftuar në një intervistë në Vizion Plus, ku mes bisedave për punën, karrierën dhe personin e saj, ka folur edhe për marrëdhënien e mirë që ka me familjen e partnerit.

Cindy Marina ka dy fjalë për vjehrrën dhe kunatën!

Prej disa vitesh Cindy ka bërë publike lidhjen me Genard Topallin dhe si nuse në atë familje ajo shprehet se ndjehet shumë mirë dhe shumë e respektuar.

E pyetur se si e bënte të ndihej fakti që në media cilsohej shpesh edhe si nusja e Jozefina Topallit, Marina shprehet: “Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”.

Ndërsa për kunatën, Megin, tha: “Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”.

https://www.instagram.com/reel/C1C7HTCsP1t/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF