Superylli portugez Cristiano Ronaldo e mbylli vitin si golashënuesi më i mirë i futbollit në 2023 dhe për të nisur Vitin e Ri iu bashkua familja e tij teksa festonte ditëlindjen e 69-të të nënës së tij Maria Dolores.
Në këtë ditë të shënuar, ai i bëri një Porsche me vlerë 552,000 dollarë (500,000 euro). Dhurata, e stolisur me një fjongo të madhe të kuqe, iu dorëzua zonjës Maria Dolores nga Cristiano Jr. në parkun e makinave të rezidencës së tire në ishullin e familjes Madeira.
Motra e Cristianos, Kati, ka postuar momentin në rrjetet sociale: "Nëse është e lumtur është falë djalit të saj dhe jo për vlerën që mbart dhurata, por për kujtimi ndaj saj. “Faleminderit fëmijët e mi për dhuratat që kam marrë sot”, ka komentuar mamaja e futbollistit.
Maria Dolores festoi ditëlindjen e saj më 31 dhjetor. Shfaqjet e dashura të Cristianos ndaj nënës së tij janë bërë traditë. Në vitin 2020, ai dhe vëllezërit e tij i bëjnë një tjetër dhuratë të veçantë. Edhe me një fjongo të kuqe asaj iu dha një Mercedes mbresëlënës me vlerë pak më shumë se 110,000 dollarë.