Sara Gjordeni ka arritur të tërheqë vëmendje si banore e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. E teksa debatet dhe dinamikat brenda spektaklit nuk kanë të ndalur, një detaj i ri ka dalë në dritë, që ka të bëjë me pamjen e saj ne te kaluaren.
Pamja e saj e sotme, krahasuar me fotot e vjetra ku ajo shfaqet me një stil më të thjeshtë dhe natyral, ka nxitur diskutime në rrjet mbi transformimet që ajo ka pësuar gjatë viteve, duke i dhene ne menyre te pashmangshme jete spekulimeve mbi ndërhyrjet estetike dhe influencën e showbizit në imazhin e saj.
Ndërkohë që Sara po përjeton një romancë me reperin Bardhin dhe ndërthurja e jetës personale me ish-partnerin e saj, këngëtarin Endrik Beba, ka sjellë edhe më shumë vëmendje ndaj saj.Romancën me Bardhin e shohin me simpati shumë prej ndjekësve, por ka edhe spekulime rreth marrëdhënies së tyre që zhvillohet në sy të kamerave, thote Telegrafi.