Albi Nako e eleminua të shtunën nga Big Brother VIP Albania 3, teksa në një tjetër televotim, po atë natë, u largua edhe këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi. Të dy ata ishin së fundi të ftuar në ‘Fan Club’, ku kanë diskutuar për lojën e tyre brenda shtëpisë së famshme. Balerini rrëfeu se nuk e kishte pritur në fakt daljen t ij, e kjo bëri që të ironizohej nga Ronaldo Sharka.
“Nuk e di nëse të kanë treguar të afërmit që eliminimi yt ishte i bëftë dhe për ty janë bërë protesta në Tiranë madje ka pasur edhe ndjekës që të kanë bërë tatuazh protestat për shkak të lojës tënde”, iu drejtua Ronaldo. “Më pëlqen sarkazma jote”, iu kundërpërgjigj menjëherë Albi. Pas tyre, tre konkurrentë të tjerë hynë në shtëpinë e BBV3.