Pak ditë më parë, Britney Spears pretendoi se dy shekuj më parë kishtëe patur një flirt mes saj dhe Ben Affleck. Lidhur me këtë Ben Affleck është pyetur së fundmi nga gazetarët, por ai ka preferuar t’I shmanget pyetjes.
“Mirëmëngjes, Ben! A është e vërtetë ajo që tha Britney Spears – që ju ndatë një puthje?”, pyeti gazetari Affleck. Me të dëgjuar pyetjen, regjisori i “Argo” ndaloi se qeshuri dhe dukej i mërzitur teksa po vinte për makinën e tij, e cila ishte e parkuar në rrugë.
Deklaratën Spears e bëri me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku teksa postoi një “foto të lezetshme” të saj me Affleck dhe kompozitoren Diane Warren, ajo shkroi, “Ai është një aktor kaq i mrekullueshëm. Pata nje puthje me Benin atë natë. Ishte cmenduri”.
Fotografia në fjalë është shkrepur në vitin 1999, që do të thotë se romanca e supozuar ka ndodhur para marrëdhënies dyvjeçare të Spears me Justin Timberlake, e cila filloi po atë vit.



















