KreuCelebrity

Diplomat e studentëve të mjekësisë: Gjykata "rrëzon" kushtin e Qeverisë Shqiptare!

Diplomat e studentëve të mjekësisë: Gjykata

Gjykata Kushtetuese pranoi sot pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë, me objekt “Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet” në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar” në nenin 4, pika 1, shkronja “c”,  “3 (tre) vjet” në nenin 4, pika 2, shkronja “a”,  “3-vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b”,  “2 (dy) vjet” në nenin 4, pika 3, shkronja “a”,  “2-vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 60/2023.”

Sipas këtij ligji të miratuar vetëm përpara disa kohësh nga Kuvendi, studentët e mjekësisë janë të detyruar që të punojnë në Shqipëri për një periudhë prej 5 vjetësh pas përfundimit të ciklit të studimeve. Por Gjykata thekson se: “Në kuadër të testit të proporcionalitetit, Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se neni 6 i ligjit ka ometim ligjor. Ometimi ka të bëjë me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, sipas nenit 49 të Kushtetutës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim. Gjykata e analizoi çështjen edhe në këndvështrimin e parimit të sigurisë juridike dhe të barazisë para ligjit”. Më tej u ngarkua që Kuvendi i Shqipërisë brenda 3 muajve të plotësojë këtë boshllëk ligjor të krijuar.

Vendimi i Gjykates:

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet” në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar” në nenin 4, pika 1, shkronja “c”,  “3 (tre) vjet” në nenin 4, pika 2, shkronja “a”,  “3-vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b”,  “2 (dy) vjet” në nenin 4, pika 3, shkronja “a”,  “2-vjeçar” në nenin 4, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 60/2023.
Konstatimin e ometimit ligjor në nenin 6 të ligjit nr. 60/2023 lidhur me mungesën e kritereve objektive të punësimit me prioritet, trajtimin financiar në kuadër të sigurimit të mjeteve të nevojshme të jetesës, si dhe përllogaritjen e periudhës në pritje në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim.
Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Heqjen e masës së pezullimin të ligjit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF