KreuCelebrity

Do jetë apo jo në BBV, e thotë vetë Bleona Qereti!

Do jetë apo jo në BBV, e thotë vetë Bleona Qereti!

Lajmi se Bleona Qereti do të ishte pjesë e “Big Brother VIP” padyshim që gëzoi fansat e artistes, të cilët duhet thënë janë të shumtë. Kudo në komente shihej entuziazmi dhe bindja që nëse Bleona do të ishte pjesë e BBV, fitorja e saj ishte e garantuar.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Bleona me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka mohuar lajmet.

“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do ju lutesha portaleve t’i hiqni nga qarkullimi????????”, ka shkruar ajo teksa ka ndarë titujt e disa prej lajmeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Fansat janë trishtuar dhe nuk kanë nguruar ta shprehin këtë edhe me anë të komenteve të tyre, disa prej të cilëve kanë marrë edhe përgjigje nga këngëtarja, e cila u ka dërguar emoje duke qeshur apo zemra.

Do jetë apo jo në BBV, e thotë vetë Bleona Qereti!

“Jooo, Bleona ne ta dhamë çmimin sa e morëm vesh”; “Eh se na gëzuan kot, lajmet për pak e besova do kishim ngel pa punë, Bleona ufff”; “Edhe pse kemi qejf të të shohim se e ke të sigurt dhe fitoren, por je tjetër nivel artistësh ti je bërë për më shumë”, ishin disa prej komenteve të shumta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF