KreuCelebrity

“Do të shkojmë në gjykatë”; Britney Spears i kundërpërgjigjet Timberlake!

“Do të shkojmë në gjykatë”; Britney Spears i

Britney Spears iu kundërpërgjigj Justin Timberlake pas deklaratës së tij të fundit me anë të një postimi më rrjetin e saj social Instagram.

“Më thanë se dikush po fliste për mua. Do ta çojmë në gjykatë apo do të shkosh në shtëpi duke qarë te mami jot si herën e kaluar. Nuk më vjen keq”, ka shkruar ajo.

“Do të shkojmë në gjykatë”; Britney Spears i

Justin Timberlake teksa ka performuar në New York City në Irving Plaza ka bërë një deklaratë të guximshme përpara se të fillojë këngën e tij dhe të JAY-Z, “Holy Grail”.

“Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt”, tha Timberlake ndërsa turma brohoriste. Kjo deklatarë u bë shpejt virale dhe shumë njerëz e kanë kritikuar Timberlake.

Ky reagim erdhi pasi Britney Spears, vlerësoi këngët e tij të reja, “Selfish” dhe “Sanctified” në rrjetin e saj social Instagram. Spears gjithashtu kërkoi falje për pjesë të kujtimeve të saj të vitit 2023, The Woman in Me, duke shkruar: “Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim. Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit për të cilët kam dashuri, më vjen shumë keq".

Britney në librin e saj, shkroi gjatë për romancën me Timberlake, duke zbuluar për herë të parë se ajo mbeti shtatzënë dhe kishte bërë një abort të dhimbshëm në shtëpi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF