KreuCelebrity

Dyshimet për fotot e Kate, flet “sozia” e princeshës!

Dyshimet për fotot e Kate, flet “sozia” e princeshës!

Edhe pse videoja dhe disa foto të Kate Middleton duke bërë pazar në fermën pranë kështjellës Windsor gjatë fundjavës u bënë virale, sërish përdoruesit e rrjeteve sociale nuk binden e shumë prej tyre insistojnë se gruaja e shfaqur aty, nuk është princesha e Uellsit. Disa madje shprehen se personi i fotografuar është Heidi Egan, një shtetase britanike, e cila ka një ngjashmëri shumë të madhe me Kate.

Dyshimet për fotot e Kate, flet “sozia” e princeshës!

Heidi ka folur për TMZ, duke mohuar thashethemet se ishte ajo gruaja e fotografuar pranë princit William. “Njerëzit mendojnë se jam Kate Middleton tek ajo videoja që po qarkullon online. Unë kam një alibi dhe jo, s’jam unë gruaja në video. Në fakt, unë isha në punë kur ndodhi kjo".  Heidi tregoi se punon në një shkollë kërcimi, edhe gjatë së shtunës dhe puna e saj është 128 km larg fermës ku është fotografuar Kate, duke theksuar se është 100% e bindur se gruaja në video dhe fotot online është princesha e Uellsit. “Mendoj 100% se është ajo. Nuk kam marrë asnjë kërcënim, por njerëzit janë të shqetësuar për mirëqenien e Kate Middleton”, tha ajo.

Dyshimet për fotot e Kate, flet “sozia” e princeshës!

Heidi e pohon se ka përfituar nga ngjashmëria dhe gjithë thashethemet online dhe ka publikuar një foto të sajën në Instagram, ku shprehet: “E gjeta. Mirë është”, shoqëruar me hashtags #whereiskatemiddleton #lookalike. Zërat dhe teoritë konspirative nisën në janar të këtij viti, kur pallati mbretëror njoftoi se Kate do të kryente një operacion dhe se nuk do të shfaqej në publik deri për Pashkë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF