Luiz Ejlli, kryefjala e “Big Brother VIP” Albania 2, do të jetë opinionist në edicionin e tretë të këtij formati, i cili fillon në janar.
Prej kohësh në media është aluduar se këngëtari do të ketë këtë pozicion në BBV 3 dhe së burime pranë “Iconstyle” e konfirmuar diçka të tillë.
Që do të ishte pjesë e këtij formati, Luiz Ejllit iu konfirmua edhe në finalen e madhe kur ai u shpall fitues i edicionit të dytë, dhe asokohe aludua se ai mund të ishte ‘vëllai i madh’ ose pjesë e rëndësishme e produksionit, por tashme mesa duket është vendosur që ai të jetë sërish në ekran gjatë primeve.
Kujtojmë që ky edicion i “Big Brother VIP” ka ngjallur shumë kërshëri të publiku për shkak se po aludohet se moderator do të jetë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani.
Ndaj na mbetet të presim për të mësuar se si qëndron e vërteta kur Top Channel të japë njoftimet..