KreuCelebrity

E la Amadean; Reagon Haris: Po gënjen! Gjëja më e mirë që u ndamë!

E la Amadean; Reagon Haris: Po gënjen! Gjëja më e mirë

Amada dhe Haris ishin një nga çiftet e preferuar nga publiku në “Love Island”. Por pas përfundimit të ‘reality show’ çifti u nda pas largimit të Harisit në Angli.  Lajmi u bë i ditur nga Amadea e cila me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram tha se as nuk e dinte që Haris e kishte hequr nga rrjetet sociale.

E la Amadean; Reagon Haris: Po gënjen! Gjëja më e mirë

Amadea ka qenë e ftuar të “Rudina” për të folur për ndarjen dhe gjatë programit ajo ka marrë edhe një mesazh zanor nga Haris, i cili shprehet se fjalët e Amadeas “nuk janë të vërteta” dhe se “ndarja me Amadean ka qenë gjëja më e mirë.  “Faleminderit për këtë mesazh, por unë e di çfarë ka ndodhur në atë situatë, për vete dhe për fansat e di ishim mirë dhe unë nuk dua të flas për të shumë se unë e kam në mendjen time çfarë ka ndodhur dhe për mua ka ndodhur më së miri ajo që ka ndodhur që jam ndarë me Amadean.

Po çfarë po thotë ajo s’është e vërtetë! Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën pasi unë kam patur probleme këtu në Angli. Kam pasur punë dhe s’kam patur kohë të vij prapë atje në Shqipëri. Nuk mund të shkoj në Paris se kam patur shumë gjëra për të bërë dhe normale i thashë që për ta bërë lidhjen të fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Dhe unë i thashë nuk kam kohë për të të dhënë 100% dhe e ka marrë si gjë të keqe. Çfarë ka shkruar ajo në Instagram unë nuk jam i përgjigjur se nuk doja t’i përgjigjem dhe kaq, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e keqe”, ka thënë Haris.

E la Amadean; Reagon Haris: Po gënjen! Gjëja më e mirë

Pas transmetimit të mesazhit të Haris, nuk ka munguar as përgjigjja e Amadeas, “Edhe unë kam një përgjigje për këtë që thjesht unë çfarë kam shkruar në atë “story” kanë qenë të gjitha të vërteta se shumë persona e dinë, edhe njerëz që kanë qenë në Love Island, e kanë ditur se si është personi në fjalë që po flasim dhe thjesht ai ka treguar fytyrën e vet.

Por unë fytyrën time dhe ndjenjat e mia i tregova që nga fillimi deri në fund dhe kur nuk shkon, normale që ai do thotë kështu, “nuk ka ndonjë gjë të keqe”. Ai çdo veprim që bënte në Love Island kundrejt meje apo diçka që më lëndonte mua gjithmonë thoshte “nuk ka ndonjë gjë të keqe” dhe e pres këtë që mund të thotë tani.

Tags:

amadea haris

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF