KreuCelebrity

E papritur, ndërron jetë babai i Sara Gjordenit: "Ju dalshin hakat e mia aty ku ju..."!

 

Babai i ish-banores së “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordenit është ndarë nga jeta.

 

E papritur, ndërron jetë babai i Sara Gjordenit: "Ju dalshin

U be dashur padashur personazh prej vajzes se tij, e tani mesohet se babai i ish-banores së “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordenit është ndarë nga jeta. Në një postim në InstaStory, Sara ka konfirmuar lajmin, ndërsa dha një mesazh për ata të cilët sipas saj e kanë akuzuar se është ajo shkaktarja e ndarjes së tij nga jeta.

E papritur, ndërron jetë babai i Sara Gjordenit: "Ju dalshin

“Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb më shumë! Hallet e mia ju rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen”, shkruan Sara, ndërsa ka sqaruar se babai i saj ka vdekur nga një sëmundje e pashërueshme në stomak, për të cilën kuroj prej vitesh dhe se këtë mund ta konfirmojë një mjek në spitalin rajonal të Beratit. Në një tjetër postim, ajo ka publikuar një foto ku duket se ajo e ka telefonuar në datë 15 mars të këtij viti, por babai i saj nuk iu pergjigj. "Qofsh me Zotin, Art”, shkruan ish banorja. Në foton tjetër duket një bisedë në “What’sApp” në shtator të 2023-shit, ku Sara i ka shkruar “si je?”, por ai nuk i është përgjigjur. Në mbishkrim të fotos, ish-konkurrentja thotë “e provova”.

E papritur, ndërron jetë babai i Sara Gjordenit: "Ju dalshin

 

“Dy fjale për dashamirësit e mi përpara se të marr kohën time për t’u qetësuar: Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht ndonjë mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej më shumë se dy dekadash rregullisht.
Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza ABSURDE. Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë. Të afërmit e tij e prisnin këtë ditë prej muajsh. Vërtetë ai nuk bëri asnjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar, si nga Unë, ashtu edhe ju! Për ata që hedhin vrer edhe në një ditë të tillë kaq delikate, kam vetëm dy fjalë nga shpirti: ‘Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb më shumë! Hallet e mia ju rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime! ZOTI NA SHEH TË GITHËVE”, shkruan Sara. Ajo u përjashtua pas konfrontimit fizik me Françeskën. Ajo tregoi se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale. Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, mohoi akuzat e bëra nga vajza e tij, e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël. Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës, ai tha se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF