Luizi Ejlli ishte këtë të shtunë pjesë e spektaklit të “Big Brother VIP”, ku dha opinionet e tij në lidhje me banorët e këtij edicioni dhe lojën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Pas përfundimit të spektaklit, Luizi është përballur edhe me komente jo edhe aq pozitive.
Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë ai, teksa ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar dy fotografi nga pjesëmarrja e tij në spektaklin e së shtunës. Ejlli ka falënderuar të gjithë dashamirësit dhe ka dërguar edhe një mesazh për të gjithë ata që e kanë quajtur ‘mendjemadh’.
“Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që i dukem ‘mendjemadh', thjesht sepse po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish-banor”, ka shkuar ai.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Luiz Ejlli rrëmbeu vitin e kaluar zemrat e mbarë publikut shqiptar me lojën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.