KreuCelebrity

E vutë re? Arbana dhe Ledioni u bënë prapë shokë në Instagram?

E vutë re? Arbana dhe Ledioni u bënë prapë shokë

Ledion Liço prej disa ditësh ka nisur të jetë aktiv në rrjetin e tij social Instagram, prej të cilit prej kohësh ‘kishte hequr dorë’. E me rikthimin e tij në mediat sociale, ai ka zgjedhur të shtojë edhe miqtë e tij dhe në mesin e tyre emri i cili bije në sy, është ai i moderatores Arbana Osmani.

E vutë re? Arbana dhe Ledioni u bënë prapë shokë

Pak javë më parë në mediat sociale qarkulluan lajme rreth faktit që dy moderatorët, dikur miq të ngushtë, nuk ishin shokë në këtë rrjet social. Por mesa duket tashmë ata kanë vendosur të shuajnë zërat dhe kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrit.

Ky rikthim i Ledionit në Instagram po shihet si një konfirmim i lajmeve se ai do të jetë moderator i “Big Brother VIP”, lajm i cili prej kohësh po qarkullon në media. Ndërkohë të shumta kanë qenë komentet dhe postimet që Osmani dhe motrat Hoxha i kanë dedikuar njëra-tjetrës, duke nënkuptuar se ato ruajnë ende një marrëdhënie të mirë..

Nëse vërtet Ledioni Liço do të prezantojë këtë format, kjo nuk do të jetë hera e tij e parë pasi ai ka prezantuar edicionin e tetë të “Big Brother”./bordo.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF