Egla Ceno u skualifikua nga Big Brother VIP Albania 3. Një ‘zarf i zi’ mbërriti në shtëpi, në të cilin thuhej se aktorja u përjashtua për shkak të rastit të fundit me Meriton Mjekicin si dhe për ofendimet që ka bërë këto kohë. Megjithatë, një ‘promo’ e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother tregoi se ajo ndodhet ende në shtëpi. Videoja, që u shpërnda në Instagram, mori reagime menjëherë nga ndjekësit e këtij formati.
Shumë besuan se ishte gënjeshtër dhe se do të rikthehet sërish në shtëpinë e famshme, thote Telegrafi. Veprimet e Eglës në këtë insert duken të dyshimta, në një ambient tërësisht të ri.
https://www.instagram.com/reel/C5N9hysMcCc/?utm_source=ig_web_copy_link
“Unë jam Ok”, ka shkruar ajo në tokë. Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë të martën gjatë spektaklit.