KreuCelebrity

Ekskluzive/ Ja cila është aktorja e famshme që futet sonte në Big Brother VIP!

Ekskluzive/ Ja cila është aktorja e famshme që futet sonte

 


Ndërsa reality show Big Brother VIP ka hyrë në muajin e dytë të transmetimit, siç është përmenduar që në nisje të këtij edicioni kësaj here programi do të zgjasë 5 muaj dhe në shtëpi do të futen herë pas here konkurentë të rinj. Ditën e djeshme portalet online shkruajtën se sonte në Big Brother do të futet një Rene, një vajzë simpatike që është bërë e njohur nëpërmjet platformës Tik Tok, dhe që është vajza e aktores Julia Ilirjani!

 


Në fakt burime të sigurta për Bordo konfirmojnë se nuk është Rene ajo që do të jetë banorja më e re e Big Brother, por sonte në shtëpi do të hyjë vetë aktorja e mirënjohur Julia Iliriani. Julia është ndër emrat që spikati në kinematografinë e viteve ‘90 ku përpos sharmit dhe hijeshisë fizike, mënyra krejt natyrale si aktorja i jepte jetë roleve të saj e ktheu atë shumë shpejt në një emër shumë të dashur për publikun. Ajo u bë e njohur më së shumti me rolet e saj në komeditë viteve ‘90 si; “Borxhliu”, “Piruet”, “Kjo natë sa një jetë” etj. Prej vitesh Julia jeton së bashku me vajzën e saj në USA, ndonëse kthehet herë pas here në Shqipëri për projekte të ndryshme.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF