KreuCelebrity

Elia Zaharia shfaqet për herë të parë në publik pas video skandalit!

Elia Zaharia shfaqet për herë të parë në publik pas

Dalja e parë në publik e Elia Zaharias pas videoskandalit në Oborrin Mbretëror, ku u përplas fizikisht me ish-bashkëshortin Princ Leka, ishte shkuarja në gjykatë për zgjidhjen e martesës me Princ Lekën, me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku vitin e kaluar. Aktorja dhe princi, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Elia Zaharia shfaqet për herë të parë në publik pas

Në 5 Mars, dyshja pati një përplasje fizike brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Mësohet se gjyqi për divorcin është shtyrë për shkak se Princ Leka nuk ka marrë pjesë në seancë. Ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet me datën 1 prill. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e po ashtu, jane duke u kryer hetime edhe për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF