Endrik Beba mendon se do t’i shpëtojë eliminimit të sotëm nga shtëpia e “BBV”, te pakten kete tregoi gjatë një bisede me Romeon në oborrin e shtëpisë. Megjithatë, ai e ka marre parasysh duket edhe opsionin tjeter e tha se nëse ndodh e kundërta, të paktën ia arriti nje qellimi: T`i tregonte publikut se ka talent në të kënduar.
“Nëse qëndroj do ndryshoj komplet. Nëse është e shkruajtur të iki të paktën kam treguar që kam talent në këndim. Një nga gjërat që doja të arrija e arrita. E di që duhet të kisha luajtur dhe unë”, tha ai. Pikerisht mes tij, Eglës dhe Françeskës, publiku do të votojë banorin që do të lërë sot përfundimisht garën për çmimin e madh.



















