Te gjithe e vunë re se fotografisë familjare të Krishtlindjeve të familjes Trump, në të cilën shihet ish-presidenti amerikan duke pozuar me tre fëmijët e tij, i mungonte e shoqja e tij, Melania. Por New York Post shkruan se kanë mësuar se ish-zonja e parë po qendron prane nënës se saj të sëmurë në spital.
Ish-modelja 53-vjeçare thuhet se ishte me nënën e saj, Amalia Knavs, kur u shkrep fotografia e shpërndarë në Instagram nga e fejuara e Donald Trump Jr., Kimberly Guilfoyle. Fotografia tregon një Trump të buzëqeshur, 77 vjeç, me shumicën e fëmijëve të tij.Babai i Melanias, Viktor Knavs gjithashtu ishte duke pozuar për portretin e familjes.
“Nuk duhet të jetë çudi që ajo i kaloi këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë”. Anëtarët e tjerë në fotografi ishin Don Jr. dhe Guilfoyle, Ivanka Trump, burri i saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, dhe Tiffany Trump dhe i shoqi Michael Boulos. Me ta ka pozuar edhe 17-vjeçari Barron, të cilin Donald e ka me gruan aktuale Melania.