KreuCelebrity

Familjarët e denoncojnë të humbur: Ish-fituesi i Big Brother Albania gjendet i dehur në motel!

Familjarët e denoncojnë të humbur: Ish-fituesi i Big Brother

Ish fituesi i Big Brother Albania dhe gazetari i njohur Arbër Zeka është bërë objekt i një incidenti së fundmi. Ai kishte humbur kontaktet me familjarët për disa orë radhazi çka ka bërë që ata të denoncojnë humbjen e tij. Forcat blu të Prishtinës janë vënë në menjëherë në levizje në kërkim të Zekës dhe vetëm pas disa orësh kërkime e kanë gjetur në gjendje të dehur në një motel në Çagllavcë, në dalje të Prishtinës.

 I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës dje rreth orës 17:00, se Arbër Zeka nuk kishte komunikuar fare që nga mbrëmja e së mërkurës, rreth orës 21:30 kur kishe dalë nga shtëpia.  

Pas kësaj, Policia ka angazhuar hetuesit rajonalë dhe ata të krimeve të rënda, të cilët siç mëson gazeta online Reporteri, para pak minutash, e kanë gjetur në gjendje të dehur ish-fituesin e “Big Brother Albania”, në një motel në dalje të Prishtinës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF