KreuCelebrity

FOTO/ Fejohet manjati i medias Rupert Murdoch, 92 vjeç!

FOTO/ Fejohet manjati i medias Rupert Murdoch, 92 vjeç!

Rupert Murdoch, 92 vjeç, është fejuar me të dashurën e tij, Elena Zhukova, tha një zëdhënës këtë të enjte. Dasma do të mbahet në Kaliforni, në vreshtin dhe pasurinë së Murdoch, Moraga.

FOTO/ Fejohet manjati i medias Rupert Murdoch, 92 vjeç!

Dasma vjen vetëm disa muaj pasi Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i Fox dhe News Corp duke i dhënë fund një karriere më shumë se shtatë dekadash në krye të një kompanie të madhe.

New York Times, e cila raportoi për herë të parë lajmin, tha se Zhukova, e cila është nga Moska, është 67 vjeçe. Ajo është një biologe molekulare në pension, me të cilën Murdoch filloi të takohej në verë, shtoi ajo.

FOTO/ Fejohet manjati i medias Rupert Murdoch, 92 vjeç!

Kjo është fejesa e gjashtë e manjatit mediatik dhe ata u takuan përmes gruas së tretë të Murdoch, Wendi Deng, sipas një raporti në Daily Mail. Martesa më e fundit e Murdoch me aktoren dhe modelen Jerry Hall përfundoi me divorc në vitin 2022 pas gjashtë vitesh. Hall më parë ishte partnerja e këngëtarit të Rolling Stones, Mick Jagger.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF