Filmi biografik i Michael Jackson do të bëhet një nga filmat e suksesshëm të kinemasë së vitit të ardhshëm. Filmi me regji të Antoine Fuqua do të nisë xhirimet. Për momentin dihen pak detaje rreth filmit.
Ky rol mund të shënojë jetën e një aktori. Dhe në këtë rast do të jetë edhe më i veçantë, pasi i ngarkuari për të sjellë në jetë mbretin do të jetë Jaafar Jackson, nipi i vetë Michael Jackson.
"Është tepër emocionuese të shohësh Jaafar që sillte në jetë Michael. Kishte një lidhje të madhe shpirtërore kur e takova, vura re se ai ka një aftësi të natyrshme për ta imituar atë, si dhe ka një kimi të madhe me kamerën", tha regjisori për Variety.
Ndërkohë aktorja që do të luajë nënën e Michael Jackson, është Nia Long, e cila ka luajtur në filma të tjerë si “The Best Man”, “Big Momma's House” dhe “Are We There Yet?”.
“Jam e emocionuar që do të punoj së bashku me të, ndërsa ajo derdh gjithçka që ka në rolin e Katherine Jackson: një grua që ishte ngjitësi i familjes, një shkëmb dhe zemra e familjes Jackson gjatë kohërave të saj më të mira dhe më të trazuara”, është shprehur regjisorja.
Filmi biografik i Mbretit të Popit pritet të dalë në kinema në prill 2025.