KreuCelebrity

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë parë së bashku në Hollywood, teksa kanë darkuar në restorantin luksoz japonez Sushi Park dhe më pas janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante.

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

Callum, 33-vjeçar u pa duke e mbështjellë me krahët e tij Duan, 28 vjeçe, e cila mbuloi fytyrën e tij përpara se të mbështetej për një puthje të gjatë. Ylli i popit shihet se nuk bëri asnjë përpjekje për t’u fshehur nga shikuesit duke qeshur me aktorin në një ballkon me pamje nga rruga.

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

Aludimet për lidhjen e tyre nisën kur këngëtarja u pa duke u përqafuar me aktorin në premierën e “Masters of the Air” në Los Angeles të mërkurën, 10 janar. Ishte TMZ që postoi një video të Dua Lipës dhe Callum Turner, duke kërcyer së bashku në një festë për filmin e tij të ri.

Pas publikimit të videos, Callum Turner ka folur për statusin e marrëdhënies së tyre. “Asnjë koment”, u tha ai fotografëve të cilët e pyetën nëse po dilte me Dua Lipën.

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

Më pas një burim pranë tyre tha se ata kanë vetëm pak kohë që po dalin bashkë, teksa ka shtuar se, “Kjo e bën atë të lumtur dhe ajo është e emocionuar të shohë se si shkojnë gjërat. Është shumë herët për të thënë nëse ka ndonjë perspektivë afatgjatë mes tyre, por ata janë padyshim shumë të dashuruar. Miqtë e tyre të përbashkët mendojnë se ata janë një çift i mrekullueshëm”.

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

FOTO/ Dua Lipa dhe i dashuri i ri fotografohen duke u puthur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF