KreuCelebrity

FOTO/ Ja si do të dukej Kurt Cobain, nëse do të ishte gjallë!

FOTO/ Ja si do të dukej Kurt Cobain, nëse do të ishte

Gati 30 vjet nga vdekja e Kurt Cobain, në media po qarkullon një imazh se si do të dukej ylli i Nirvanas nëse do të ishte gjallë.

Duke përdorur një aplikacion AI, Inteligjencën Artificiale, është publikuar një fotografi që tregon se si do të dukej Cobain nëse do të ishte gjallë sot, në moshën 57-vjeçare.

“Daily Star” publikoi fotografinë, e cila u krijua përmes Midjourney. Kurt Cobain, i cili ishte përdorues heroine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Lake Washington të Seattle, më 8 prill 1994.

FOTO/ Ja si do të dukej Kurt Cobain, nëse do të ishte

Trupi i tij kishte ditë të tëra atje dhe në të u gjetën sasi të mëdha heroine dhe gjurmë qetësuesish. Raporti i mjekut vlerëson se ai vdiq më 5 prill 1994. Ende sot shumë besojnë se ylli i rrokut 27-vjeçar është vrarë.

FOTO/ Ja si do të dukej Kurt Cobain, nëse do të ishte

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF