KreuCelebrity

FOTO/ Princesha Kate bën daljen e parë që nga operacioni i saj!

FOTO/ Princesha Kate bën daljen e parë që nga operacioni i saj!

Princesha Kate është parë për herë të parë në publik që kur iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja ajo shihet si pasagjere në një automjet që drejtohej nga nëna e saj, Carole Middleton, pranë kështjellës Windsor.

FOTO/ Princesha Kate bën daljen e parë që nga operacioni i saj!

Kate mban veshur një pallto të errët dhe syze dielli. Princesha Kate u shfaq për herë të fundit në publik në Krishtlindje dhe u shtrua në spital në Klinikën e Londrës në mes të janarit për një "operacion të planifikuar abdominal". Pallati nuk dha detaje në lidhje me operacionin, por Harper's Bazaar mësoi se nuk ishte kancerogjene.

FOTO/ Princesha Kate bën daljen e parë që nga operacioni i saj!

Pallati në njoftoi se Princesha nuk do të kthehej në punë deri pas Pashkëve, e cila bie më 31 mars të këtij viti. Ata shtuan se Kate shpreson që publiku të kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj, duke mos zbuluar detaje rreth ndërhyrjes që ajo kreu.

FOTO/ Princesha Kate bën daljen e parë që nga operacioni i saj!

Pallati Kensington do të ofrojë përditësime mbi përparimin e Lartësisë së Saj Mbretërore vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë. “Ne ishim shumë të qartë që në fillim se Princesha e Uellsit ishte jashtë deri pas Pashkëve”, ishte njoftimi i fundit i Pallatit pasi në media filluan të qarkullojnë teori konspirative në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kate.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF