KreuCelebrity

Fotot intime fake, Taylor Swift i shpall luftë “bosëve” të teknologjisë!

Fotot intime fake, Taylor Swift i shpall luftë “bosëve”

Taylor Swift nisur luftën pasi fotografi të rreme intime të saj mbushën internetin dhe dorezat tashmë janë hequr: Këngëtarja e famshme ( dhe shumë e pasur) i është kthyer kundër krerëve të platformave sociale pasi pikërisht këtu u përhapën masivisht fotot e saj të krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

Fotot intime fake, Taylor Swift i shpall luftë “bosëve”

Një nga fotot e rreme të superyllit amerikan është parë 47 milionë herë në X ( ish Twitter) përpara se të hiqej prej aty. Që do të thotë një numër përdoruesish sa thuajse e gjithë popullsia e Spanjës i kanë parë fotot absolutisht të rreme, dhe fakti në vetvete mbetet tejet shqetësues.

Fotot intime fake, Taylor Swift i shpall luftë “bosëve”

“Do të kisha dashur të zvarritesha e të mbyllesha në njëvrimë po të kisha qenë unë. Por për fat të mirë Taylor ka më shumë guxim dhe më shumë para, dhe menjëherë ka nisur përpjekjen për ndalimin e tyre”, shkruan Ellie Henman e The Sun. Swift deri më tani është marrë kryesisht me X - e cila është akuzuar për kontroll të pamjaftueshëm të përmbajtjes që kur miliarderi Elon Musk e mori atë – me qëllimin t`i heqë njerëzve mundësinë të kërkojnë aty emrin e saj, dhe paskësaj, do ta kthejë vëmendjen edhe nga media të tjera.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF