KreuCelebrity

Fruti më i mirë për një bark të sheshtë!

Fruti më i mirë për një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë. Dhe ky është një gabim që njerëzit bëjnë zakonisht kur përpiqen të humbasin peshë.

Cili është fruti më i mirë që ndihmon në reduktimin e peshës rreth barkut?
Frutat janë një ushqim i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ëmbël, që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë. Kjo veçanërisht nëse dëshironi të humbisni yndyrën e barkut. Sipas dietologëve, një nga frutat më të mira që mund të konsumoni për një bark të sheshtë është molla!

Fruti më i mirë për një bark të sheshtë!

Konsumi i një molle në ditë mund të bëjë më shumë sesa të mbajë mjekun larg, pasi ato janë të mbushura me flavonoide dhe fibra të shëndetshme që mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut. Mollët janë të shëndetshme për arsye të ndryshme, duke përfshirë aftësinë e tyre për të ndihmuar në uljen e kolesterolit, menaxhimin e presionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe parandalimin e yndyrës së barkut. Këto fruta janë veçanërisht të pasura me fibra pektinë, e cila bën dy gjëra: nxit ngopjen dhe mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj sepse fibrat e pektinës shpërbëhen ngadalë.

Pra, padyshim që kur ndihemi të ngopur, nuk do të keni nevoje të konsumoni më tepër ushqim, shto këtu edhe faktin se mollët janë të ulëta në kalori dhe sheqer. Por mollët janë të larta edhe në polifenole, të cilat përmbajnë antioksidantë të dobishëm që ndihmojnë në menaxhimin dhe kontrollin e peshës.

Konsumi i rregullt i mollëve lidhet me humbjen e peshës tek individët që tashmë konsiderohen “mbipeshë”. Po ashtu, disa studime japoneze zbuluan se polifenolet te molla mundësonin një reduktim të yndyrës që rrethon organet e barkut.

Dhe së fundi, mollët gjithashtu mund të nxisin humbjen e yndyrës në bark sepse janë një zëvendësues i mirë i ushqimeve me sheqer. Për shkak se konsumi i vazhdueshëm dhe i lartë i sheqerit të përpunuar lidhet me shtimin e yndyrës së barkut, konsumi i sheqerit nga burime natyrale si mollët mund të ndihmojë në kontrollin e peshës.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF