Vdekja e papritur e dhëndrit të Princit dhe Princeshës Michael të Kentit, Thomas Kingston, ka tronditur anëtarët e familjes mbretërore britanike. Bashkëshorti 45-vjeçar i Lady Gabriella Windsor u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Gloucestershire. Një hetim në vendngjarje nuk zbuloi rrethana të dyshimta dhe asnjë palë tjetër të përfshirë.
Lady Gabriella, 42, e cila është e 56-ta në radhën e fronit, dhe Thomas Kingston, një ish-negociator pengjesh, ishin të martuar prej katër vjetësh. Një mik i ngushtë, i cili mori pjesë në dasmën e tyre në kapelën e saint George në Windsor në vitin 2019, tha për The Sun: "Është absolutisht tronditëse. Askush nuk e priste. Nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi."
Çifti u fotografua për herë të fundit në ditën e të dashuruarve, në një event ku mori pjesë edhe mbretëresha Camilla. Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i Mbretit tha se “Monarku dhe Mbretëresha janë informuar për vdekjen e Thomas dhe janë me Princin dhe Princeshën Michael të Kentit. Të gjithë ata që e njihnin janë në zi për humbjen e një anëtari shumë të dashur të familjes”, thuhet në njoftim.