Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë të afërt me familjen mbretërore, por kjo nuk e ka penguar Princin dhe Princeshën e Uellsit të përpiqen t'i japin fund grindjes, edhe pse po kalojnë kohën më të vështirë të jetës së tyre. William dhe Kate po bëjnë gjithçka që munden për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve me Dukën dhe Dukeshën e Sussex sipas një burimi të brendshëm mbretëror.
Autori mbretëror Tom Quinn thotë se William dhe Kate ishin përpjekur ta zgjidhnin këtë çështje. Sipas The Mirror, eksperti mbretëror pretendon se Princesha e Uellsit ka kontaktuar Meghan dhe Harry dhe i ka kërkuar që të sjellin fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, në Mbretërinë e Bashkuar për t'i vizituar ata. Por Meghan sipas tij e ka refuzuar me forcë këtë ftesë. "Nuk ka asnjë mënyrë që Meghan të bindet t'i sjellë fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar. William dhe Kate e kanë kërkuar këtë, por ajo nuk dëshiron në asnjë rrethanë," thotë Quinn. Susex-ët hodhën një dritë shumë të keqe mbi familjen mbretërore britanike në dokumentarin e tyre në Netflix, si dhe në intervistën bombë me Oprah Winfrey. Harry lëshoi gjithashtu një sërë akuzash kundër vëllait dhe kunatës në librin e tij të kujtimeve Spare. Aty ai përmendte edhe një grindje të ashpër që kishte pasur me William, gjatë së cilës Princi i Uellsit duket se e ka cilësuar Meghanin si "të vështirë" dhe "të vrazhdë". Harry thotë më tej se “i vëllai e kapi nga jaka dhe e përplasi në dysheme". Archie dhe Lilibet jetojnë me prindërit e tyre në Kaliforni dhe kanë kaluar shumë pak kohë me familjen mbretërore. Të vegjlit ishin në gjendje të takonin anëtarët e familjes mbretërore gjatë Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II të ndjerë, por nuk mundën ta takonin atë për herë të fundit para se të vdiste. Meghan dhe Harry duhej t`i çonin fëmijët e tyre në Angli në shtator 2022, por hoqën dorë nga kjo ide për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Në dokumentet e gjykatës të lëshuara pas vendimit në çështjen e sigurisë së Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua se Meghan dhe Harry kishin kërkuar siguri, por ishin refuzuar nga RAVEC (Komiteti Ekzekutiv Mbretëror dhe i VIP).



















