Angelina Jolie ka bërë akuza shpërthyese kundër ish-bashkëshortit Brad Pitt, duke pretenduar se abuzimi i tij fizik ndaj saj filloi shumë përpara incidentit famëkeq në avion në vitin 2016 që çoi në kërkesën e divorcit të tyre.
Në dokumentet e sapomarra, ekipi ligjor i Jolie pretendon se Pitt ka vendosur kushte të rrepta, duke përfshirë një marrëveshje ku e parandalonte atë të flasë për sjelljen e tij të pahijshme të supozuar, madje edhe përtej interesave të tyre të përbashkët të biznesit.
"Ndërsa historia e Pitt për abuzimin fizik të Jolie filloi shumë përpara udhëtimit të familjes me avion në shtator 2016 nga Franca në Los Angelos, ky fluturim shënoi herën e parë që ai ushtroi dhunë edhe mbi fëmijët. Jolie më pas e la menjëherë atë”, thuhet në faqen e 6-të të dokumentit.
Ndërkohë, një burim i njohur me aktorin hodhi poshtë pretendimet e Jolie, duke i etiketuar ato si përpjekje për të larguar vëmendjen nga pengesat ligjore. Pavarësisht nga grindjet e vazhdueshme ligjore, dokumentet e mëparshme zbulojnë një histori konflikti për kantinë dhe marrëveshjet e kujdestarisë së fëmiëjve.



















