Michele Morone, apo “Massimo” në filmin e famshëm “365 Ditë”, është tashmë një personazh i famshëm ndërkombëtar. Para se të arrinte majat e suksesit megjithatë, italiani kishte një punë krejt tjetër, një punë aq të parëndësishme sa që askujt nuk do t`ia priste mendja.
Michele Morone fitoi zemrat e femrave kudo nëpër botë pas paraqitjes në filmin “365 Days”, por jetën private përpiqet ta mbajë të tillë. Pakkush e di se aktori ishte i martuar prej katër vitesh me një stiliste nga Italia, Rouba Saadeh, me të cilën ka edhe dy fëmijë, Marcud dhe Brado. Por martesa e tyre nuk zgjati shumë, ndaj në vitin 2018 ata vendosën të ecin në rrugë të ndara.
Divorci pati një ndikim të madh në jetën e Morone, që rrëfeu se u përball me një depresion të rëndë. Për këtë arsye, mesa duket vendosi të hiqte dorë nga aktrimi, dhe të transferohej në një fshat të vogël në Itali për të punuar si kopshtar. “isha gati të hiqja dorë nga gjithcka, nuk doja të luaja më në filma. Kam vuajtur nga depresioni pas divorcit nga gruaja ime. Nisa punë si kopshtar në një fshat me 1000 banorë, vetëm për të mbajtur veten, nuk më mbeti asnjë lëk në xhep. Por jeta është e çuditshme, kur ndihesh sikur je i dëshpëruar, fati të hedh një sfidë të re dhe nëse je mjaftueshëm i fortë, atëherë do ta pranosh. Besoni gjithmonë tek vetja juaj...gjithmonë”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram.