Sezoni i ri i “Big Brother” pritet të nisë fundjavën e ardhshme, dhe tashme, moderimi i tij u konfirmuar: Do te realizohet nga Ledion Liço. Spoti i “Big Brother” e vulosi këtë fakt, ku Ledioni ishte në qendër të reklamës për startimin e spektaklit. Fansat reaguan duke shprehur dëshirën që Arbana te vazhdonte prezantimin e këtij ‘reality show”, me pretendimin se në të kundërt spektakli do të “dështojë”. Së fundi përmes një postimi në “InstaStory” reagoi vetë Ledioni, duke shkruar: “Besoni në fillimet e reja”.
Në profilin e formatit në “Wikipedia”, krahë emrit të Ledionit është shtuar dhe emri i moderatores “ikonë” të spektaklit, Arbana Osmani. Ndonëse javët e fundit emri i saj, nuk është lakuar më në “Top”, në faqen e “Wikipedia”, shfaqet sërish, duke na bërë të besojmë se në fakt, këtë vit moderatorë do të jenë dy. Një format ky i ngjashëm me atë të Kosovës, ku në prezantim janë si Jonida Vokshi, ashtu edhe Alaudin Hamiti. Shenjat për një krisje mes Arbanës dhe producentëve u ‘konfirmuan” kur moderatorja mungoi në festën që “Top Channel” organizoi për fundvit, kujton albeu.com. Mes shumë pjesëmarrësve ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores, e cila nuk mori pjesë në këtë event për të festuar me pjesën tjetër të stafit të kësaj media. Arbana vendosi që në vend të kësaj këtë feste, ta festonte me miqtë e saj më të afërt dhe me stafin e restorantit të saj, të cilin e ka hapur disa javë më parë.
Kaq ka mjaftuar që publiku të bindet se mes moderatores dhe Ledion Liços nuk ka një marrëdhënie të mirë, megjithëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga asnjeri prej tyre. Megjithatë, Arbana Osmani në rrjetet sociale ka folur mbi angazhimet e saj të fundit, të cilat duken se e kanë mbajtur jo pak larg ndjekësve të saj. Dhe midis shumë aludimesh në rrjet se këtë sezon të ri të Big Brother Vip nuk do ta moderonte ajo, duket se një përgjigje e dha edhe për këtë. “Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te Piramida”, ka shkruar ajo.
Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.