Doja Cat është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh, të paktën këte pretendim nxorri nëna e tyre para një gjykatësi. Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, nëna e Dojas, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncim, hedh disa akuza të rënda.
Deborah thekson se Raman është gjithashtu abuziv verbalisht ndaj motrës së tij të famshme, te ciles në një moment i ka thyer edhe dhëmbët. Sa i përket sigurisë së saj, ai e ka abuzuar fizikisht dhe e ka kërcënuar disa herë gjatë vitit të kaluar, duke pretenduar se incidenti më i fundit ka ndodhur në fillim të këtij muaji.
Gjykatësi i dha nënës së këngëtares urdhër mbrojtjeje nga Raman në pritje të një seance për një urdhër ndalimi të përhershëm, por nuk dha të njëjtën mbrojtje për Doja Cat – në vend të kësaj, duke thënë se artistja do të duhej të paraqiste kërkesën e saj për një urdhër ndalimi.



















