Gjatë një bisede me banorët, Roza Lati ka befasuar me pretendimet e saj se një cift i njohur i shoëbizit shqiptar, identitetin e të cilit nuk e bëri megjithatë publik, shtrihet sikur ka një martesë solide, kur në fakt sipas saj, është e gjitha një kompromis. Moderatorja foli praktikisht për një martesë “me kontratë”.
Njoh një çift që kanë bërë një kontratë martesore, janë bashkë dhe secili ka jetën e tij. Secili ikën jashtë shtetit dhe bëjnë jetët e tyre dhe këtu mund të mendoni çfarë të doni.
Kur kthehen në shtëpi tek fëmija, kanë një sjellje të respektuar, flenë me një shtrat dhe e kanë ndarë që do të pleqërojnë bashkë. Kanë fëmijën më me edukatë, fëmijën më të qetë, fëmijën më të shtruar dhe më të mbarë. Ky është rast dhe fakt konkret, janë dy çifte që unë kur i kam parë kam bërë analizën,” u shpreh ajo.