Banorët e "Big Brother VIP" u përballën me një sfidë këtë të hënë, ku nuk duhet të reagonin ndaj asgjë që ndodhte në shtëpi. E teksa u fut aktorja Rita Lati, këngëtari Dashnor Diko, ishte edhe moderatorja Bora Zemani e cila hyri për të sfiduar kunatin e saj, Romeon.
Mes të tjerash, Bora i tha Romeos, “Je gjysma e gjysmës sime”. Në këto momente Romeo shpërtheu në lot, në pamundësi për t’i kthyer asaj një përgjigje, përndryshme do të humbte sfidën.
Ai nuk mundi as ta takonte fizikisht sado që Bora qëndroi shumë pranë tij dhe në një moment e përqafoi, duke thyer edhe rregulloren në njëfarë mënyre.
Pas largimit të Borës, Romeo komentoi hyrjen e saj me Heidin, “U bllokova! Doja t’i thosha shumë gjëra”.