KreuCelebrity

Konfirmohet! Jetmir Salaj, banor në “Big Brother VIP 3”!

Konfirmohet! Jetmir Salaj, banor në “Big Brother VIP 3”!

Këtë të shtunë pritet që në shtëpinë e “Big Brother VIP” të hyjë Jetmir Salaj. Kjo ka ngjallur shumë kërshëri të teleshikuesit pasi që në edicionin e dytë të këtij ‘reality show’ Jetmir Salaj ka tërhequr një vëmendje të madhe me komentet e tij në ‘live’ që ka organizuar në Instagram.

Ky lajm është mësuar si fillim nga “Kryefjala.com”, e cila po ashtu ka zbuluar edhe një tjetër banor, ish-konkurrentin e BB 5, Liam Mandiaro.

Konfirmohet! Jetmir Salaj, banor në “Big Brother VIP 3”!

E së fundmi Top Albania Radio ka konfirmuar Jetmirin si banor të BBV-së.
Prej javësh në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme të momentit, por mbetet për t’u parë se cilët prej tyre do të jenë banorë vërtetë.

Kujtojmë që këtë vit “Big Brother VIP” është diskutuar shumë edhe për moderimin e këtij ‘reality show’ nga Ledion Liço (i cili mesa duket diti t’i rrëmbejë zemrat e teleshikuesve) dhe jo Arbana Osmani..

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF