Deva Cassel dëshmon se është gati të jetë një modele e vërtetë.
Ajo pranoi t`i nënshtrohej ndryshimeve radikale në pamje dhe të pozonte me veshje ekstravagante, edhe nëse kjo e bën gati të pamundur për t`u njohur. Së fundmi vajza e Monica Belluccia-s është shfaqur me flokë bjonde në një foto.
Deva konsiderohet një nga yjet në rritje të showbizit italian. Modelja 19-vjeçare bëri debutimin e saj në aktrim në filmin “La Bella Estate”. Duke treguar së fundi se edhe ajo di të luajë me stile dhe tendenca të ndryshme, shfaqi pamjen e saj të re me flokë bjonde në një postim në Instagram.
Në fotot e shkrepura nga Axel Joseph, modelja ka nxjerrë në pah flokët e saj të gjatë, biondë platin, teksa vihet në rolin e një “vajze nga një qytet atomik” misterioze.
Ashtu si një personazh i librave me ilustrime, Deva është protagonistja e një filmi të frymëzuar nga artet pamore bashkëkohore. Për të nxjerrë në pah flokët e saj të gjatë biondë, e reja veshi një fustan ikonik total të zi të prerë në mes nga Roberto Cavalli.